Geer: Referendumi dhe çështja e ndryshimeve kushtetuese janë çështje të sovranitetit të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i BE-së në Shkup David Geer nuk komentoi drejtpërdrejtë procesin e nisur për organizimin e referendumit.

Megjithatë Geer shtoi se të gjitha institucionet dhe aktorët politik në vend tani duhet të fokusohen në procesin e eurointegrimit.

“Referendumi dhe çështja e ndryshimeve kushtetuese janë çështje të sovranitetit të vendit dhe nuk do të doja të komentoja direkt këto gjëra por do të doja të shtoja diçka. Më 19 korrik ne ishim të gjendje që më në fund të hapim negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ky ishte një moment shumë domethënës. Ky moment ka filluar dhe tani ne jemi angazhuar për të.

Kjo kërkon të gjithë përpjekjen e qeverisë, administratës, opozitës, të tejkalohen ndasitë politike, shoqëria civile, biznesi, të gjithë të përqëndrohen në këtë synim të përbashkët, për të parë vendin t’i bashkohet BE-së sa më shpejt që është e mundur. Aty duhet të fokusojmë përpjekjet në interes të qytetarëve”, tha David Geer.

Advertisement

Geer: Referendumi dhe çështja e ndryshimeve kushtetuese janë çështje të sovranitetit të vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy