Gençovska: Bullgaria kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me RMV-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pala bullgare mbetet në qëndrimin se në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim nga viti 2017, si dhe respektim të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska për BNR, në vigjilje të mbledhjes së rregullt në nivel të ekspertëve, mes ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që do të mbahet sot në Sofje, sipas dinamikës së marrëveshjeve dypalëshe për të ashtuquajturën paketë e çështjeve politike.

Sipas Gençovskës, Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë, siç pohon, “kërkesën legjitime që bullgarët në Maqedoninë e Veriut të jenë të kyçur në mënyrë të barabartë me të gjitha kombet tjera, në Kushtetutën e tyre”.

Një nga prioritetet kryesore, thotë ajo, është që të arrihet progres në punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, për përgatitje të kalendarit për nderim të përbashkët të personaliteteve nga, siç pohon “historia e përbashkët, për të cilat tashmë është rritur pajtueshmëri”.

Advertisement

“Do të kërkojmë fillimin e procesit të modernizimit të programeve mësimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha shefja e diplomacisë bullgare për radion bullgare BNR

Gençovska: Bullgaria kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me RMV-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy