Georgiev: Marrëveshja për tekstet shkollore me Bullgarinë është reciproke

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komisionit për Çështje Historike, Dragi Georgiev thotë se nëse Maqedonia ndryshon diçka në tekstet shkollore, edhe Bullgaria do të ndryshojë, gjegjësisht ka recoprocitet në mes dy vendeve.

“Maqedonia e Veriut nuk mund të ndryshojë tekstet e saj shkollore dhe Bullgaria nuk mund të ndryshojë asgjë në tekstet e saj. Maqedonia e Veriut nuk mund të ndryshojë një mbishkrim në një nga monumentet, për shembull, nëse bëhet fjalë për atë, dhe Bullgaria nuk e ndryshon atë, ai mbetet ashtu siç është. Këtu ka reciprocitet. Është e dyanshme, reciproke. Të gjitha tekstet i kemi marrë nga Bullgaria, ashtu siç kanë marrë edhe tekstet maqedonase. Të gjitha detyrimet që do të dalin nga rekomandimet, për shembull për festime të përbashkëta, vlejnë edhe për Bullgarinë, jo vetëm për Maqedoninë. Rekomandimet vlejnë edhe për tekstet bullgare, jo vetëm për ato maqedonase”, deklaroi kryetari i Komisionit për Çështje Historike, Dragi Georgiev për “Kanal 77”.

Siç sqaron ai, Maqedonia e Veriut nuk do të marrë detyrime të njëanshme dhe gjithçka që do të bëjë komisioni maqedono-bullgar për çështje historike bazohet në reciprocitet.

Në të njëjtën kohë, Georgiev tha se opinioni nuk duhet të frikësohet se nëse ky proces do të ndodhte, ndryshime do të ndodhin vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe se nuk do të ketë në Bullgari, duke theksuar se Komisioni nuk merret me çështje të identitetit.

Advertisement

“Nuk është tema e punës së Komisionit që të ndalet së manipuluari se ai do të vendosë se kush çfarë identiteti ka pasur një mijë vjet më parë”, tha Georgiev./Telegrafi/

Georgiev: Marrëveshja për tekstet shkollore me Bullgarinë është reciproke shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy