minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
GERB jep 59 vota për mbështetje të “propozimit francez” për Maqedoninë e Veriut - Struga.info


GERB jep 59 vota për mbështetje të “propozimit francez” për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), Boyko Borissov sot i bëri thirrje kryetarit të Qeverisë së Bullgarisë, Kiril Petkov që zyrtarisht t’ia parashtrojë Kuvendit popullor propozimin e kryesimit francez me BE-në për zhbllokim të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Siç lajmëroi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, në brifing të jashtëzakonshëm në selinë e GERB-it, Borisov deklaroi se Grupi i deputetëve të[ partisë, i cili numëron 59 deputetë, do ta mbështesë “propozimin francez” në mbledhje plenare të kuvendit.

“Propozimi i kryesimit francez me BE-në për Maqedoninë e Veriut është më i miri”, tha Borissov, duke u dakorduar me deklaratën e dhënë më parë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev rreth propozimit të Francës.

Radev paradite nga Plovdivi porositi se “propozimi francez” është më i mirë për Bullgarinë, por se politikanët bullgarë nuk duhet të përshpejtojnë të shpallin fitore historike, sepse dokumentet e propozuara nuk japin mjaft garanca për mbrojtjen e interesave të Sofjes.

Advertisement

Borissov, nga ana e vet, propozoi që “propozimi francez” të miratohet me shumicë të madhe në Kuvendin popullor të Bullgarisë me mbështetje të deputetëve nga partitë në pushtet Vazhdojmë me ndryshimin e Petkovit dhe Bullgarinë Demokratike (DB) dhe Lëvizjen opozitare për të drejta dhe liri (DPS).

Sipas Borissovit, mbështetja për propozimin e kryesimit francez është zgjidhja më e mirë për “të ardhmen e Ballkanit, BE-në dhe për Bullgarinë”.

Borissov, me atë rast e lexoi edhe vendimin e Sinodit të shenjtë të Kishës ortodokse bullgare me të cilin e njeh Kishën ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkvinë e Ohrit dhe hyn në unitet kanonik me të, duke e krahasuar vendimin e këtillë me qëndrimin e GERB-it për mbështetje të “propozimit francez”.

“Nuk do të qëndrojmë në anën e errët të Euroazisë dhe nuk do të lejojmë putinizim”, ishte decid Borissovi, duke paralajmëruar se GERB-i në Kuvend do t’i mbështesë të gjitha vendimet nga agjenda e Bullgarisë me të cilat do të garantohet orientimi i saj euroatlantik, siç janë inkuadrimi drejt Eurozonës, zgjerimi i BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe përforcimi i rolit të NATO-s.

Advertisement

The post GERB jep 59 vota për mbështetje të “propozimit francez” për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy