Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski tha se po investohen mbi gjashtë milionë euro për rehabilitimin e rrugës rajonale Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë.

Sipas tij, kjo rrugë është ndër rrugët më të dëmtuara dhe është e rëndësishme për banorët e Mavrovës, Dibrës dhe vendbanimeve përreth.

“Mavrova dhe pjesa Reka është një rajon shumë i rëndësishëm ku është e nevojshme të zhvillohet turizmi në të gjitha aspektet por në të njëjtën kohë të përmirësohen kushtet e jetesës së qytetarëve. Angazhimi dhe fokusi ynë kryesor është të sigurojmë kushte më të mira në infrastrukturën rrugore, gjithashtu në fushën e infrastrukturës komunale, për të cilën jemi përgjegjës në mënyrë që të rrisim nivelin e shërbimeve të ofruara nga rajoni. Përveç kësaj rruge, programi i këtij viti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore parasheh ndërtimin e një rruge regjionale nga Ura e Qytetit deri te Burimi, pastaj rindërtimin e rrugës nga Ura e Qytetit në Llazaropolë dhe rindërtimin e rrugës tranzit për në Dibër”, deklaroi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Ndryshe, rehabilitimi është siguruar nga NP “Rrugët Shtetërore” përfshin rehabilitimin e rrugës dhe tetë urave përreth./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjashtë milionë euro për rahabilitim e rrugës Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë shkruan Telegrafi.