Nga dita e premte hapet sesioni i peshkimit në Liqenin e Mavrovës dhe Radikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 5 shkurti, e premte, hapet sezoni për peshkim në Liqenin e Mavrovës dhe në Radikë.

Në Liqenin e Mavrovës ditët e lejuara nga 05.02.2021 deri 01.06.2021 ditët e lejuara për peshkim janë dita e premte, e shtunë, e dill dhe gjatë festave shtetërore.

Nga 01.06.2021 deri më 31.10, peshkimi do të lejohet çdo ditë.

Për periudhën 01.10.2021 deri më 31.10, peshkimi në Mavrovë do të lejohet çdo ditë për të gjitha llojet e peshkut përveç troftës.

Advertisement

Në Radkë ditët e lejuara për peshkim nga 05.02.2021 deri më 30.09.2021 janë e premtja, e shtuna, e diela dhe gjatë festave shtetërore.

Çmimorja për leje për peshkim sportiv janë:

Ditore: 200 denarë
Javore: 1.000 denarë
15 ditore: 1.700 denarë
Vjetore: 4.000 denarë

Lejet mund të blihen në Qendrën Infromative Turisitike në Mavrovi Anovi, ndërsa leja ditore mund të merret edhe përmes sistemit elektronik përmes www.npmavrovov.mk në pjesën e biletave dhe në këtë link https:npmavrovo.mk/buy/130.

Advertisement

Për të blerë përmes sistemit elektronik duhet të kenë e-mail në të cilën do ta merrni vërtetimin për pagesë ndërsa pagesa mund të bëhet me të gjitha kartelat bankare.

Mbetet obligimi për të pasur leje për peshkim sportiv me anëtarësimin e paguar për sivjet, ndërsa lejen që do ta bleni përmes mënyrë elektronike do të jetë në letër dhe mund të merret në Qendrën Informative Turistike./Telegrafi/

Nga dita e premte hapet sesioni i peshkimit në Liqenin e Mavrovës dhe Radikë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy