Më 6 gusht të vitit 2016, komuna e Gazi Babës u përfshi nga një përmbytje e madhe që mori 22 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, me rastin e gjashtë vjetorit të vërshimeve, përmes një postimi në Facebook ka thënë se viktimat nuk duhet të harrohen dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

“Kanë kaluar gjashtë vite nga vërshimi katastrofik që përfshiu komunën e Gazi Babës. Njëzet e dy bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe kujtimi për ta do të zgjasë përjetë. Dëmet materiale ishin të mëdha. Shtëpitë e banorëve të Stajkovcit, Singeliqit dhe vendbanimeve përreth u shkatërruan plotësisht. Sasia e madhe e ujit lau gjithçka në një çast. Kur në dukje gjithçka u shkatërrua, lindi një shpresë e re. Shumë komuna dhe qytete nga Maqedonia, shumë vende nga bota kanë treguar solidaritetin dhe humanizmin e tyre ndaj komunës sonë. Si kryetar bashkie, shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo mënyre për përballimin e pasojave të përmbytjeve. Asnjëherë nuk duhet të harrohen viktimat e vërshimeve, si dhe solidariteti dhe humanizmi i mijëra njerëzve që ndihmuan në përballimin e pasojave të vërshimeve”, shkruan Stefkovski.

Gjashtë vite nga përmbytjet në Gazi Babë, ku humbën jetën 22 persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";