Gjenden lëndë narkotike në Shkup, arrestohen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot pas orës 15:00, pas informacioneve paraprake policia ka kryer bastisje në Vizbeg të Shkupit, në shtëpinë dhe lokacionet nën pronësi të I.P. (38).

Gjatë kontrollit policia në oborr ka gjetur marihuanë në tetë vazo si dhe 12 rrënjë tjera, të cilat kanë qenë në fazën e tharjes. Në të njëjtin lokacion gjithashtu është gjetur laborator për prodhimin e vajit të kanabisit.

Policia në vendngjarje ka hasur në dy persona, P.V. (38) dhe G.J.(39), nga ku në shtëpinë e G.J. është gjetur marihuanë e gatshme për shitje si dhe shiringa të mbushura me vaj të gatshëm për shitje.

MPB njofton se gjatë aksionit policor janë arrestuar tre persona.

Advertisement

Gjenden lëndë narkotike në Shkup, arrestohen tre persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy