Gjendet e vdekur një grua në një fshat të Kratovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një banor i fshatit Filipovci të Kratovës ka gjetur të vdekur një grua.

Sipas informacioneve të SPB – Kumanovë rasti është paraqitur në stacionin policor më tre shtator.

“Më 3 shtator, 54-vjeçari K.D nga fshati Filipovci të Kratovës, në SP Kratovë, ka denoncuar se bashkëfshatari M.D të njëjtën ditë ka gjetur të vdekur 36-vjeçaren M.G nga i njëjti fshat”, tha zëdhënësja e SPB Kumanovë, Zhivkica Çavdarviq.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer stacioni policor në Kratovë./Telegrafi/

Advertisement

Gjendet e vdekur një grua në një fshat të Kratovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy