Gjendet një person pa vetëdije në rrugët e Shkupit, ndërron jetë pasi arriti në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person pa shenja jete është gjetur në afërsi të një objekti hoteletik në rajonin e Qendrës në Shkup. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e Kompleksit Klinik “Nënë Tereza”, njoftojnë nga MPB.

“Më datë 25.06.2023 në ora 10:30, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Divizioni i 50-të” në afërsi të një objekti hotelerik në rajonin e Qendrës, është gjetur një person pa vetëdije, i cili është dërguar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” ku më vonë ka ndërruar jetë, kurse vdekja është konstatuar nga mjeku, pa gjurmë të dhunës.

Me urdhër të prokurorit, trupi është dorëzuar në mjekësinë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjendet një person pa vetëdije në rrugët e Shkupit, ndërron jetë pasi arriti në spital shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy