Gjilani fiton tri çmimet në nivel vendi për performancën më të mirë, Murseli: Roli ynë është proaktiv në të gjitha politikat lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me DEMOS ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për anëtarët e kuvendit komunal me performancën më të mirë në rolin përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, me ç’rast Komuna e Gjilanit ka rrëmbyer tri çmimet e para në nivel vendi, shkruan Telegrafi.

Çmimin kryesor si asambleisti më aktiv në Kuvendin e Komunës së Gjilanit dhe nga të gjitha komunat e monitoruara, e ka fituar asambleisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gentrit Murseli.

Në një prononcim për Telegrafin, Murseli ka treguar për çështjet kryesore dhe iniciativat të cilat i ka adresuar deri më tani në seancat e kuvendit komunal.

Murseli thekson se ka shtatë nisma legjislative në këtë gjashtë mujor, 12 projekte në nivel lokal në Gjilan, të cilat sipas tij nuk kanë përfunduar ende.

Advertisement

“Kam shtatë nisma legjislative në këtë gjashtë mujor si dhe 12 projekte të cilat kam dalur dhe i kam inspektuar dhe për të gjitha projektet kam kërkesa të protokoluara në secilën drejtori ku disa prej tyre edhe”, ka thënë ai, duke theksuar se i ka marrë përgjigjet për arsyet e vonesave dhe mosimplementimi i projekteve.

Ai thotë se angazhimi i tij shquhet edhe në diskutime dhe kërkesa për rritjen e buxhetit për organizata joqeveritare, me theks të veçantë të atyre sportive.

“Jam iniciator për ndarjen e mjeteve financiare për klubin e volejbollit të meshkujve dhe atë të femrave dhe gjithashtu iniciator që për herë të parë me u bë një rregullore e veçantë dhe të ndryshohet ajo e vitit 2016”, ka thënë Murseli për Telegrafin.

Ndër të tjera, sa i përket investimeve kapitale, Murseli thotë se ka qenë zë i fuqishëm edhe për mungesën e këtyre investimeve.

Advertisement

Ai thekson çështjet të cilat i ka hedhur në diskutim gjatë seancave të kuvendit komunal.

“Sa i përket investimeve kapitale kam qenë zë i fuqishëm për mungesën e investimeve kapitale në Gjilan, mosrregullimi i hyrje-daljeve, mosrregullimi i stadiumit, mospërfundimi i palestrës së sporteve në Zhegër, mosvazhdimi i punës në impiantin e ujërave të zeza, mosvazhdimi i punimeve në shesh, duke e përfshirë edhe mospuniminet ne autostradën Gjilan-Prishtinë”, ka theksuar Murseli.

Edhe si kryesues i Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, Murseli thekson se ndihma e tij ka qenë gjithmonë e pranishme në aspektin procedural, duke potencuar kështu se janë komiteti me më së shumti rekomandime në këtë drejtori.

Advertisement

Murseli thotë se përkundër rolit të tyre proaktiv në të gjitha politikat lokale në Gjilan, peformanca komunale është e dobët si dhe transparenca nuk është në nivel.

Ndryshe, Gresa Avdiu fitoi çmimin si “anëtarja më aktive në kuvendin komunal”, si dhe Besnik Shala si “anëtari më aktiv në kuvendin komunal”, në Gjilan. /Telegrafi/.

 

The post Gjilani fiton tri çmimet në nivel vendi për performancën më të mirë, Murseli: Roli ynë është proaktiv në të gjitha politikat lokale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy