Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njejtë i cili sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë vrasje dyshohen pesë persona. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroriaka kërkuar paraburgim edhe për personin e tretë Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës. Personi i arratisur është Lupço Palevski, i cili sipas institucioneve gjendet në Beograd ku ka ikur së bashku me avokatin e tij.

Lexo po ashtu
Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Advertisement

Viktima e parë, Pançe Zhezhovski, 74 vjeçar nga Velesi, i paraqitur si i humbur nga 24 nëntori, është vrarë vetëm përshkak të një konflikti të mëhershëm me Palevskin, të dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Viktimës së parë, pas vrasjes i është marrë vetura dhe me veturën e tij, citroen i bardhë, është kryer edhe kidnapimi i vajzës së mitur, që tashmë është vrarë.


Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Advertisement
Lexo po ashtu
Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Viktima e dytë është Vanja Gjorçevska, 14 vjeçare nga Shkupi, e paraqitur si e humbur nga 27 nëntori, është vrarë dy orë më vonë pasi është kidnapuar. Qëllimi i kidnapimit ka qenë kushtëzimi i nënës së vajzës për të marrë para nga ajo. Sipas prokurorit Gavril Bubevski, në këtë rast është përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandri, i cili ka dhënë informacione për vendet ku ka lëvizur vajza dhe kur ka qenë e vetme. Sipas policisë dhe prokurorisë, kidnapuesit nuk kanë arritur të kushtëzojnë nënën për para pasi vrasjen e vajzës e kanë kryer vetëm dy orë pasi e kanë realizuar rrëmbimin.

Advertisement

Gjitha lajmet për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevska

Lexo po ashtu
Gjitha lajmet për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevska

Advertisement

Mbetet enigmë roli i babait të Vanja Gjorçevska, Aleksandrit, i cili tashmë është marrë në pyetje për të kuptuar rolin e tij në krim

Sipas ministrit Spasovski, Vanja ka qenë e lidhur dhe pastaj është vrarë dhe policia e ka gjetur të varrosur në periferi të Shkupit. Ndryshe, i varrosur është gjetur edhe viktima e parë Pançe Zhezhovski i cili me vite e ka kryer profesionin e berberit në Veles. /Telegrafi/


Spasovski: Monstra që ka kryer vrasjen nuk është në Maqedoni

Lexo po ashtu
Spasovski: Monstra që ka kryer vrasjen nuk është në Maqedoni

Advertisement

 

Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy