minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Gjithsej 1.699 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni - Struga.info


Gjithsej 1.699 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.699 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 124 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 90 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 43 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 101 pacientë po trajtohen në Veles dhe 100 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 110 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 132 në Prilep, 37 në kovid – qendër në Gostivar dhe 22 në Strugë. 99 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 26 në Koçan, 40 në Kërçovë, 67 në Kavadar, 22 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.699 dhe ka rreth 300 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjithsej 1.699 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy