Gjithsej 151 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 59 për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 masa, prej të cilave 59 kanë qenë për tejkalim shpejtësie, 11 për vozitje pa leje, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër masa për xhama të zeza, tre dënime për motoçiklistët dhe 44 për parkim jo të rregullt”, thonë nga SPB Shkup.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement

Gjithsej 151 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 59 për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy