Gjithsej 152 gjimnazistë përfunduan gjimnazin në Dibër, 95% prej tyre kanë paraqitur maturën shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 152 nxënës përfunduan në gjimnazin “28 Nëntori” në Dibër në vitin arsimor 2022/2023.

“Gjithsej 152 nxënës përfundojnë gjimnazin në shkollën tonë. Sipas gjuhës, 97 janë gjimnazistë që kanë mësuar në gjuhën shqipe dhe 55 në gjuhën maqedonase. Gati 95% janë paraqitur për maturë shtetërore. Kjo tregon se nxënësit tanë janë përcaktuar ta vazhdojnë shkollimin”, u shpreh për MIA, Ramadan Imeri, drejtori i shkollës.

Sipas tij, ky është numri që rregullisht kanë ndjekur mësimin, ndërsa në maturë shtetërore janë paraqitur edhe 33 nxënës të tjerë të çrregullt.

Sa i përket regjistrimit në vit të parë, për vitin e ri arsimor 2023/2024, Imeri thekson se kanë mundësi të regjistrohen 272 nxënës në 8 paralele./Telegrafi/

Advertisement

Gjithsej 152 gjimnazistë përfunduan gjimnazin në Dibër, 95% prej tyre kanë paraqitur maturën shtetërore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy