Gjithsej 27.326 shkelje të masës për mbajtjen e maskës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, sot informoi se zyrtarët policorë kanë konstatuar gjithsej 27.326 shkelje të masës për mbajtje të maskës, prej të cilave 444 gjatë ditës së kaluar.

Ai tha se në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut gjatë ditës së kaluar janë kryer 99 kontrolle në objekte, ndërsa nuk janë evidentuar objekte që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në territorin e të gjithë shtetit gjithsej për 197 persona është lëshuar vendim për izolim, ndërsa katër të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Janë kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, me çka janë evidentuar dy persona që nuk i kanë respektuar këto masa”, ka shkruar Çulev në Facebook.

Ai apelon sërish tek qytetarët për respektim të masave për mbrojtje nga coronavirusi, në mënyrë që siç thotë, sa më shpejtë të kthehet jeta normale./Telegrafi/

Advertisement

Gjithsej 27.326 shkelje të masës për mbajtjen e maskës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy