Gjithsej 566 dënime për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme (15.05.2021), policia vazhdoi me aksionin e përforcuar në fushën e komunikacionit.

Nga policia shtojnë se për tejkalim shpejtësie janë dënuar gjithsej 566 shoferë.

Prej tyre, 75 automjete kanë lëvizur mbi 50 kilometra në orë më shumë se kufizimi i lejuar, ndërsa 14 automjete kanë qenë 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Gjithsej 566 dënime për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy