Gjoba për 168 shoferë në Shkup, 9 pa leje për vozitje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.12.2020) ka vazhduar me masat e shtuara në trafik.

Nga ky dikaster thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 168 shkelje, prej të cilave: 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara, 9 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për tejkalim jo të rregullt, 65 për parkim të parregullt dhe 16 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe njëherit apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

 

Advertisement

Gjoba për 168 shoferë në Shkup, 9 pa leje për vozitje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy