Gjobë për një person nga Gostivari për mosrespektim të orës policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike e Gostivarit ka parashtruar propozim për shqiptim të gjobës për një 40-vjeçar nga Gostivari, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, Gjykatës Themelore në Tetovë i kanë propozuar që 40-vjeçarit t’i shqiptojë 100 gjoba ditore, pasi ai më 25 mars është kapur duke mos e respektuar orën policore.

“Gjatë ndalesës për lëvizjen e popullsisë, e vendosur si masë për parandalimin e coronavirusit, i akuzuari pa leje ka lëvizur jashtë shtëpisë së tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjobë për një person nga Gostivari për mosrespektim të orës policore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy