Gjobiten 11 shoferë të dehur në territorin e SPB Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e kaluar (27/28 maj) nga ora 21:00 deri në ora 03:00 është kryer aksion kontroll i drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB Tetovë – nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 11 drejtues automjetesh (TE-9 dhe GV-2) të cilët drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit. Të gjithë ata janë përjashtuar nga qarkullimi dhe për ta janë përgatitur parashtresa dhe do të përballen me gjobat monetare të parapara me ligj, si dhe masat tjera sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.

“Përveç kësaj, 21 lloje të tjera të kundërvajtjeve (TE-11 dhe GV-10) janë kompletuar me parashtresa adekuate. SPB Tetovë apelon shoferët që të mos hipin në timon nëse më parë kanë konsumuar alkool, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu, të mos vozitni shumë shpejt, pra të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë pa përjashtim rregullat e qarkullimit rrugor”, thonë nga MPB.

Gjobiten 11 shoferë të dehur në territorin e SPB Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy