Policia ka vijuar dje me kontrolle të intensifikuara të aksionit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 143 masa, nga të cilat 24 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit, tre gjoba për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), shtatë masa për parakalim dhe shmangie të paligjshme”, njoftojnë nga policia.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjobiten 143 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.