Gjobiten 158 shoferë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Brendshme dje ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 masa.

“30 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për drejtim të automjeteve me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë vendosur 18 masa për përdorimin e celularit, 10 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 8 masa për mospërdorim të këmbësorëve, 37 për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Advertisement

Nga MPB thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Gjobiten 158 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy