Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 154 gjoba, prej të cilave: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 51 për parkim të parregullt.

Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy