Gjobiten 191 shoferë në Shkup, 49 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 191 gjoba për shkelje të rregullave më trafik. Sipas njoftimit të MPB-së 49 gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve.

Janë shqiptuar dhe 9 masa për përdorim të telefonit, 18 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 12 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe katër masa të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

Gjobiten 191 shoferë në Shkup, 49 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy