Gjobiten 216 shoferë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se dje kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 216 masa, përfshirë 29 për tejkalim të shpejtësisë, 52 për mos respektim të këmbësorëve, pesë për ngasje pa patentë shoferi.

13 gjoba u vendosën për përdorimin e një telefoni celular, pesë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar dhe 66 masa për parkim të paligjshëm.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion./Telegrafi/

Advertisement

Gjobiten 216 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy