minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Gjobiten 219 vozitës në Shkup, 12 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit - Struga.info


Gjobiten 219 vozitës në Shkup, 12 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 gjoba: prej tyre 12 për vozitësit të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba për makina të teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar edhe 12 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë. I lartë është edhe numri i atyre që nuk kanë tejkaluar shpejtësinë, 22 gjithsejtë, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 73 gjoba për parkim të parregullt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata bëjnë thirrje për kujdes më të madh në trafik, gjë që sipas MPB-së do të ndikoj në rritjen e sigurisë në komunikacion.

Advertisement

 

The post Gjobiten 219 vozitës në Shkup, 12 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy