Gjobiten 229 shoferë për vozitje të shpejtë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas kontrollit aksionar të kryer dje në territorin e vendit, MPB ka sanksionuar 229 drejtues të automjeteve për shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.

Siç informojnë nga Ministria, 11 prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Kështu, 91 drejtues të automjeteve e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 138 në vend të pa banuar.

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”.

Gjobiten 229 shoferë për vozitje të shpejtë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy