Gjobiten 232 shoferë në Shkup, 86 për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në fushën e komunikacion.

“Vetëm në Shkup janë shqiptuar 232 masa, prej të cilave 86 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për motoçiklistë dhe 5 dënime për shoferë fillimtarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Po ashtu janë shqiptuar 17 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 për përdorim të telefonit, 5 për mospërdorimt ë rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe, dhe 34 dënime për parkim jo të rregullt..

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Gjobiten 232 shoferë në Shkup, 86 për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy