Gjobiten 243 motoçiklistë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme janë kryer kontrolle të intensifikuar për të gjobitur shkeljet e kryera nga motoçiklistët, me ç’rast janë gjobitur 243 prej tyre, nga të cilët 108 u përjashtuan nga trafiku.

Nga këta, 151 shoferë nuk përdorën kacket, 53 vozitën pa patentë shoferi, ndërsa të tjerët u gjobitën për shkelje të tjera.

Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ministria e Brendshme apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Gjobiten 243 motoçiklistë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy