Ministria e Brendshme dje (20.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik në Shkup, me çka janë gjobitur 283 shoferë.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 283 masa, nga të cilat 95 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 45 masa për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit, 41 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer.

15 masa për përdorimin e celularit, 16 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 12 masa për shofer fillestar, shtatë gjoba për automjetet e paregjistruara, pesë masa për kalim në semaforë me ngjyrë të kuqe”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në trafik./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjobiten 283 shoferë në Shkup, 95 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.