Gjobiten 246 shoferë në Shkup, 65 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje (09.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të kontrolleve në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 masa, nga të cilat 65 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 71 gjoba për mosdhënie përparësi ndaj këmbësorëve, 17 gjoba për drejtim automjetit pa patentë shofer.

Nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit, pesë gjoba për automjete të paregjistruara, gjashtë për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, katër për kalim në semafor me sinjal të kuq, 61 për parkim të parregullt.

MPB u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Advertisement

Gjobiten 246 shoferë në Shkup, 65 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy