Gjobiten 108 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Brendshme dje ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 masa, nga të cilat 42 për tejkalim të shpejtësisë, 9 sanksione për drejtim të automjeteve pa patentë shofer, 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë për kalim në semaforë me dritë të kuqe, 30 masa për parkim të paligjshëm”, njoftojë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Gjobiten 108 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy