Gjobiten 325 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit, dhe vetëm dje janë gjobitur 325 shoferë për tejkalim shpejtësie.

“Në territorin e SPB Tetovë policët kanë dënuar 194 shoferë, nga Njësia për siguri në komunikacion pranë MPB janë shqiptuar 47 masa, ndërsa të tjerët janë nga SPB Ohër, SPB Kumanovë dhe SPB Shkup”, tha zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski.

Ai shtoi se 38 shoferë janë kapur me mbi 70 kilometra në orë, ndërsa 146 të tjerët janë me mbi 50 kilometra në orë.

“Kontrolet do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim”, tha Angellovski./Telegrafi/

Advertisement

Gjobiten 325 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy