Nëse MPB-ja do t’i kishte vendosur targat në “Safe city” menjëherë pas zhdukjes së makinës së qytetarit nga Velesi, sot nuk do të diskutonim në sallë gjyqësore për vrasjen e vajzës sime Vanja.

Kështu është përgjigjur i akuzuari, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, në një nga pyetjet e prokurorisë.

Në deklaratën e tij të parë në prokurori, ai ka kërkuar që të vihej në poligraf për të vërtetuar se thoshte të vërtetën dhe se nuk kishte asnjë lidhje me rrëmbimin e vajzës së tij.

Gjorçevski kërkoi që në sallën e gjyqit të shfaqet i gjithë incizimi, e jo vetëm 10 sekonda ku shihet ai duke lëvizur afër “Aleksandar Palas”, pra rrugën nëpër të cilën lëviznin edhe të akuzuarit e tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Babai akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës, por deri më tani nuk ka prova materiale dhe as verbale për këtë në sallën gjyqësore.

The post Gjorçevski: Nëse policia reagonte menjëherë, Vanja do të ishte gjallë appeared first on Telegrafi.