Gjorgiev: Komisioni për Histori Maqedoni-Bullgari të enjten dhe të premten do të shqyrtojë vërejtjet për mesjetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i përbashkët për çështjet historike dhe arsimore do të takohet të enjten dhe të premten, ndërsa në rend të ditës do të jenë vërejtjet e dhëna nga pala bullgare për periudhën mesjetare për tekstet tona të historisë në klasën e shtatë, tha për AIM kryetari i Komisionit, Dragi Gjorgiev.

Ai shtoi se puna e Komisionit po zhvillohet në një atmosferë pozitive dhe nëse vazhdohet kështu, sipas tij, pikëpamjet do të përafrohen.

Lidhur me çështjen e Goce Dellçevit, e cila po diskutohet nga aspekti i festës së përbashkët, Gjorgjiev tha se do të hapet në bisedimet e ardhshme nëse ka mbetur kohë.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha dje se ka marrë një njoftim nga ana bullgare për Komisionin Historik se është bërë përparim për figura të rëndësishme historike në bisedimet me Shkupin dhe për tejkalimin e dallimeve.

Advertisement

“Komisioni i Historisë më informoi për disa figura të rëndësishme historike dhe trajtimin e tyre. Unë do t’ju jap disa detaje. Ne kemi bërë përparim në këto çështje, në një mënyrë shumë konstruktive dhe realiste që na hap mundësinë për të përshpejtuar negociatat tona. Sigurisht që unë dhe partnerët e mi të koalicionit fillimisht do të duhet të marrim një raport të plotë nga Komisioni, por sapo të marrim një raportin gjithçka do të shkojë shpejt”, tha Petkov./Telegrafi/

Gjorgiev: Komisioni për Histori Maqedoni-Bullgari të enjten dhe të premten do të shqyrtojë vërejtjet për mesjetën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy