Gjorgiev: Zgjidhjen për Dellçevin ta pranojnë edhe shoqëria maqedonase edhe bullgare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata faktike në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Goce Dellçevit midis palës bullgare dhe maqedonase është që të dyja e perceptojnë atë si heroin e tyre kombëtar.

Këtë e deklaroi bashkëkryetari i komisionit të përzier për histori, Dragi Gjorgiev, në një intervistë për “Telma”.

“Për shkak se shoqëria bullgare dhe shoqëria maqedonase e shohin Goce Dellçevin në atë mënyrë, unë thashë se zgjidhja në këtë moment është të pranojmë të dyja perceptimet, në mënyrë që të kapërcejmë këtë problem.

Të dy shoqëritë nuk janë të gatshme për një zgjidhje tjetër. Çdo zgjidhje tjetër nuk do të pranohet nga shoqëria”, tha Gjorgiev./Telegrafi/

Advertisement

Gjorgiev: Zgjidhjen për Dellçevin ta pranojnë edhe shoqëria maqedonase edhe bullgare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy