Gjueti e paligjshme, arrestohen dy persona pasi në veturën e tyre u gjetën dy drerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy persona nga Manastiri janë arrestuar për “gjueti të paligjshme”. Policia thotë se në automjetin e tyre janë gjetur dy drerë.

“Më 28.09.2025 rreth orës 10:30, në kryqëzimin për fshatin Brod, komuna e Novacit, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Kontroll dhe Mbikëqyrje Kufitare “Medxhitlija” arrestuan S.F. (51) dhe V.F. (26), të dy nga Manastiri”.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Ford” me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.F., me pasagjer V.F., u gjetën një karabinë dhe dy pushkë gjuetie me leje, disa lepuj të kapur për të cilët gjithashtu kishin leje gjuetie, si dhe dy drerë të kapur për të cilët nuk posedonin leje gjuetie. Ata u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy