Arrestohen dy persona në Kavadar, vodhën në shtëpinë e një bashkëqytetari të tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se me datë 13.08.2023 në ora 17:30, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit kanë privuar nga liria A.M.(25) nga Strumica dhe J.D.(33) nga Kavadari.

Ata dyshohen se në të njëjtën ditë kanë marrë një portofol me para dhe një send personal nga shtëpia e J.I.(72) nga Kavadari.

Personat janë ndaluar në stacionin policor në Kavadar, ndërsa sendet e sekuestruara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

Arrestohen dy persona në Kavadar, vodhën në shtëpinë e një bashkëqytetari të tyre shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy