Gjykata e Apelit: Janakieski do të del nga burgu në muajin qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Apelit: Janakieski do të del nga burgu në muajin qershor

Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e ish-ministrit Mile Janakieski, me të cilën iu shkurtua dënimi dhe ai do të jetë i lirë nga qershori i vitit 2024.

Lexo po ashtu
Gjykata e Apelit pranon ankesën e Mijallkovit, Penalja të vendosë për lirimin e tij

Advertisement

“Gjykata e Apelit – Shkup njofton opinionin se Këshilli Penal i Gjykatës ka marrë aktvendim me të cilin ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit refuzohet si e pabazuar, ndërsa është pranuar ankesa e ish-ministrit të dënuar Mile Janakieski, i paraqitur përmes avokatit të tij, i cili kërkon lirimin me kusht.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit – Shkup, vendimi për lirim me kusht është ndryshuar dhe lirimi me kusht për Janakieski, në vend që të fillojë më 16.01.2025, siç ishte në vendimin fillestar, do të fillojë më 17.06.2024, por me kusht që të i akuzuarit mos kryejë vepër të re penale”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Apeli pranoi edhe ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe urdhëroi Gjykatën Penale që të vendosë sërish për kërkesën e tij për lirim me kusht./Telegrafi/

Advertisement

Gjykata e Apelit: Janakieski do të del nga burgu në muajin qershor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy