Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën për Shoqatën “Qendra kulturore Ivan Mihajllov- Manastir”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese sot e hodhi poshtë iniciativën në të cilën kërkohej anulimi i Statutit dhe i Programit të Shoqatës “Qendra kulturore Ivan Mihajllov – Manastir”.

“Pas konstatimit faktik të situatës doli se Shoqata ‘Qendra Kulturore Ivan Mihajllov Manastir’ është fshirë nga baza e vetme e të dhënave të Regjistrit Qendror, pra nuk ekziston si subjekt juridik. Konform këtyre informacioneve, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar pengesa procedurale për të vendosur mbi iniciativën dhe me këtë janë përmbushur kushtet nga neni 28 paragrafi 3 i Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese për të refuzuar iniciativën”, informon zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska.

Bartësi i iniciativës, partia politike “E Majta” kërkoi anulimin e akteve me pretendimet se Statuti dhe Programi i kontestuar janë në kundërshtim me nenin 20 paragrafin 2 të Kushtetutës, sepse sipas tyre, “ato kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes nacionale e fetare ose intolerancës”.

“Në iniciativën theksohet se veprimi i Asociacionit ka për qëllim shkatërrimin e rendit kushtetues të Republikës dhe nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës nacionale”, ka shpjeguar Bellovska para gazetarëve.

Advertisement

Lënda pas kësaj iniciative është formuar në fund të vitit të kaluar.

Bellovska ka thënë se është formuar lëndë në të cilin kontestohet Programi për punë dhe Statuti i Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas “Car Borisi III” – Ohër.

“Bartës i iniciativës është avokati Toni Menkinovski. Në iniciativë theksohet se aktet e kontestuara janë jokushtetuese, sepse janë të orientuara në rrënimin e dhunshëm të rendit kushtetues, pengimin e shprehjes së lirë të identitetit kombëtar të popullit maqedonas, mohimin e mëvetësisë së saj dhe nxitjen e urrejtjes apo intolerancës kombëtare. Parashtruesi i iniciativës kërkon anulimin e akteve të kontestuara”, shton Bellovska.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën për Shoqatën “Qendra kulturore Ivan Mihajllov- Manastir” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy