Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë thotë se cerifikatat e vaksinimit janë për të mirën e përgjithshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka marrë vendim për të mos sjellë procedurë për iniciativën e dorëzuar kundër autoriteteve shëndetësore, me të cilin ndalohet hyrja në objektet hotelerike pa certifikatë për vaksinim për COVID-19.

Gjykatësi Vangellina Markudova në seancë, tha se pretendimet në iniciativë janë të pabaza, pasi vendimi i autoriteteve shëndetësore për certifikatat për vaksinim është sjellë për të mirën e përgjithshme dhe bazohet në rekomandimet e OBSH-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe gjykatësi Darko Kostadinovski u pajtua se vendimi i organeve shëndetësore është i arsyeshëm, legjitim dhe është për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve.

Kontestues për parashtruesin e iniciativës Nikolçe Marushevski, ndër të tjera ishte edhe kufizimi i lëvizjes./Telegrafi/

Advertisement

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë thotë se cerifikatat e vaksinimit janë për të mirën e përgjithshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy