Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht pagesën e pagave 30 për qind më të larta në Ministrinë e Financave në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese në RMV ka nisur procedurën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së nenit 66 paragrafi 3 i Ligjit për Buxhetin, i cili mundësoi rritjen e pagave prej 30 për qind të punonjësve në Ministrinë e Financave dhe organeve të administratës shtetërore që kryejnë punë që kanë të bëjnë me buxhetin.

Kërkuesi i iniciativave Miroslav Draganov konteston interpretimin autentik të nenit 66 paragrafit 3 të Ligjit për buxhet.

Sipas kërkuesit të iniciativës, nuk është e qartë se cilët punonjës kanë të drejtë të plotësojnë pagën bazë prej 30 për qind, cilat kanë qenë punët me specifikat e duhura dhe përgjegjësitë e veçanta dhe në bazë të cilave janë përcaktuar këto pozita dhe kush do të përcaktojë ato. Shtohet se vetë dispozita ligjore paraqet bazën për veprim arbitrar nga organi i administratës shtetërore me rastin e përcaktimit se kush ka të drejtë në shtesën e përcaktuar.

Po ashtu, sipas parashtruesit të kërkesës, me interpretimin autentik, Kuvendi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës, sepse në procedurën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66 paragrafit 3 të Ligjit për Buxhet, ka ndryshuar dispozitën e interpretuar duke futur elemente të reja dhe si rrjedhojë është ndryshuar edhe dispozita ligjore e ndryshuar në kundërshtim me procedurën e miratimit të ligjeve./Telegrafi/

Advertisement

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht pagesën e pagave 30 për qind më të larta në Ministrinë e Financave në RMV shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy