Gjykata Kushtetuese pranoi iniciativën e “Të Majtës” për shkarkimin e Fadil Zendelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese ka formuar lëndë me iniciativën e partisë politike “E Majta”, në të cilën kontestohet vendimi për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të Kuvendit të RMV-së, Fadil Zendeli, më 3 mars 2022 i miratuar nga Kuvendi.

“Lidhur me informacionet në disa media se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar nismën, sqarojmë se bëhet fjalë për formimin e lëndës, që nuk është njësoj si pranimi apo marrja e vendimit për nismën e kontestuar. Në këtë fazë, çështja i është caktuar gjyqtarit-njoftues dhe këshilltar i cili duhet të pëgatis raport me propozim të duhur për vendim të mëtejshëm”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Parashtruesi, siç thuhet në deklaratën e Gjykatës, konsideron se me aktin e kontestuar deputetit i pezullohet detyra ligjore për të marrë pjesë në punën dhe vendimmarrjen e trupit punues, dhe se deputeti nuk mund të shkarkohet nga organi i punës së Kuvendit pa propozim të Komisionit amë për zgjedhje dhe emërime, parashtruesi po ashtu thekson se nuk i plotëson kumulativisht të gjitha rregullat e punës për të qenë në rend dite.

Shkarkimi i Zendelit u kërkua pasi Lëvizja Besa doli në opozitë, ndërsa opozita kishte shumicën në Komisionin Zgjedhor dhe Emërimeve në vend të qeverisë. Për shkak të bllokadës së punës së Komisionit është pezulluar zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, si dhe emërimet e tjera./Telegrafi/

Advertisement

Gjykata Kushtetuese pranoi iniciativën e “Të Majtës” për shkarkimin e Fadil Zendelit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy