Gjykimi për rastin “I pushtetshmi” shtyhet përsëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykimi për rastin “I pushtetshmi” ku njëri nga të dyshuarit është deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, assesi të fillojë.

Gjykimi i sotëm u shty sepse të akuzuarin Vecko Zdravevski gjykata tek sot e ka gjetur. Për seancat e kaluara ftesat janë dërguar në adresa në të cilat nuk ka jetuar ai, ndërsa për seancën e sotme ai është ftuar përmes telefonit.

Gjykata i dorëzoi aktakuzën, por pasi i akuzuari nuk ka qenë i njoftuar me përmbajtjen, seanca u shty. Në rastin “I pushtetshmi” të akuzuar janë gjithsej 13 persona, përfshirë edhe Antonio Milloshoskin dhe babain e tij.

Deputeti akuzohet se ka ndikuar që babai i tij të blejë me çmim të lirë prona shtetërore në Makedonski Brod, me çka është shkaktuar dëm prej 50 mijë eurove. Seanca e radhës është caktuar për 17 shkurt.

Advertisement

 

Gjykimi për rastin “I pushtetshmi” shtyhet përsëri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy