Siç njoftojnë nga MPN, dje rreth orës 10:30 në Kërçovë është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Ohër një automjet BMW me tabela të Kërçovës e drejtuar nga S.S (51) ka goditur një grua më të moshuar me të njëjtat iniciale.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Stefan Dimovski theksoi se në aksident gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në spitalin e Tetovës.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SP Kërçovë, ndërsa arsyet e aksidentit do të vërtetohen në procedurë./Telegrafi/

Goditet nga automjet në dalje të Kërçovës, lëndohet rëndë një grua shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";