minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Gordana Siljanovska pritet t’ia dorëzojë Hristijan Mickoskit mandatin për formimin e qeverisë - Struga.info


Gordana Siljanovska pritet t’ia dorëzojë Hristijan Mickoskit mandatin për formimin e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të enjten pritet që presidentja Gordana Siljanovska Davkova t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë, kryetarit të OBRM-ODUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili ka 20 ditë afat për formim të qeverisë.

Presidentja Siljanovska Davkova ka thënë sot për media se është e mundur që mandati për formimin e qeverisë të jepet më herët, përcjell Telegrafi.

“Mund të jepet mandati më herët. E gjitha varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 deri 20 ditë për të formuar qeverinë. Do t’i studioj afatet”, tha Siljanovska Davkova.

Ndryshe, OBRM-ODUKN, koalicioni VLEN dhe ZNAM po zhvillojnë bisedime për formimin e Qeverisë, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare edhe pse kryetari i ASH-së, Arben Taravari, dje bëri të ditur se në fund të kësaj jave pritet të përfundojnë bisedimet./Telegrafi/

Advertisement

The post Gordana Siljanovska pritet t’ia dorëzojë Hristijan Mickoskit mandatin për formimin e qeverisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy