Me mijëra qytetarë pandemia ka lënë pa punë në Gostivar. Për një vit numri i të papunëve në Agjencinë për Punësim në Gostivar është rritur për afërsisht 6.800 persona.

Përgjegjësi i këtij institucioni, Hisan Amzai sqaron se janë katër elemente që kanë çuar deri te rritja e papunësisë, por që të gjithë ndërlidhen me pandeminë nga Covid 19.

““Në Qendrën për punësim në Gostivar, numri i të papunësuarve ka një rritje shumë të madhe. Kjo rritje nuk është rritje reale e numrit të të papunësuarve, pasi me ligjin e ri shfrytëzuesit e ndihmave sociale janë të obliguar të paraqiten çdo muaj, por jo vetëm bartësit e familjes por edhe anëtarët e tjerë të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale, janë po ashtu të obliguar të paraqiten në Entin për Punësim. Këtu ndikim ka edhe pandemia nga viti i kaluar. Ka një numër shumë të madh që janë larguar nga puna për shkak të mosfunksionimit të ndërmarrjeve. Një grup i popullatës tash ka filluar për hirë të beneficioneve të paraqiten, pasi nga viti i kaluar Qeveria e RMV-së, u ndante të papunëve benificone. Edhe kjo është një rritje jo normale, megjithatë është një numër i kosiderueshëm i atyre që janë paraqitur vetëm për të shfrytëzuar benificionet. Shkak tjetër i kësaj rritje është se ne si Agjencion, vitin e kaluar nuk kemi bërë fshierjen nga evidenca të atyre që nuk paraqitur, por ne i kemi lënë për shkak të pandemisë”, deklaroi Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencionit për punësim në Gostivar.

Sektorët më të prekur dhe që kanë larguar punonjës nga puna janë restorantet e dasmave, sektori i tekstilit dhe lojërat e fatit. Vetëm nga këto tre veprimtari mendohet të kenë mbetur pa punë mbi 300 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Deri me 31.12.2020 kemi pasur 11.297 të papunësuar të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë. Në krahasim me vitin 2019-të, numri është rritur për 6.777 persona. Drejtpërdrejtë numri i personave që kanë ngelur pa punë për hirë të koronavirusit është 200 deri në 300 persona”, deklaroi Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencisë për punësim në Gostivar.

Personat e papunë janë të profileve të ndryshe, duke filluar nga muratorë e deri te doktor shkencash.

“Kemi disa profesione të cilat janë deficitare në tregun e punës, duke filluar prej profesioneve me shkollim profesional të mesëm, ndërtimtari, muratorë, tekstil, përpunuesit e drurit, me profile profesionale të cilët janë inxhinjer ndërtimtarie, profesorë të shkencave ekzakte, pra nga lënda e kimisë, biologjisë, fizikës, maetematikë, informatikë dhe profile të tjera”, deklaroi Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencisë për punësim në Gostivar.

Ndryshe, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistika, Gostivari është qyteti i katërt në vend me numrin më të madh të papunëve. I pari është Shkup, pastaj Tetova dhe i treti qyteti i Kumanovës./GLOBI/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gostivar, 6.800 qytetarë kanë mbetur pa punë gjatë periudhës së pandemisë shkruan Telegrafi.