Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë parashtruar kallëzim penal kundër 34 vjeçares nga Gostivari për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale.

Sipas njoftimit policor, ajo ka marrë para nga makinat e kazinove dhe i ka përdorur për të luajtur në to.

“E denoncuara, person përgjegjës në vend pune në kazino në Gostivar, nga maji deri në qershor ka përdorur çelësat e makinave në objekt dhe disa herë ka nxjerrë para prej 537.070 denarë dhe më pas i ka përdorur për lojëra duke dëmtuar firmën në të cilën ka punuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gostivar, e punësuara në kazino keqpërdor çelësat e aparateve dhe nxjerr para për të luajtur shkruan Telegrafi.