Gostivar: FSSH dhe FSPI ndërprenë punën dy orë, kërkojnë rritje të pagave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të punësuarit nga Njësitë rajonale të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Gostivar kanë prolonguar për dy orë punën e tyre përmes një proteste të qetë . Shkak për ndërprerjen e punës janë kërkesat për pagesë të pagës minimale dhe rritje lineare të pagave tjera për 2.806 denarë. Protesta ka ardhur në mënyrë të organizuar përmes Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve në RMV. Ajshe Osmani tha se të punësuarit e këtyre dy institucioneve në Gostivar, punën e tyre nga ora 10 deri në 12 do ta prolongojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

“Ne të punësuarit në administratë dhe drejtësi nuk kemi pasur rritje të pagave ndër vite dhe jemi dëshmitarë se qeveria ka rritur në mënyrë drastike pagat në sektore të caktuara në dy vitet e fundit. Paga e muajit mars është bërë sipas pagës pa rritjen minimale, por kush do të mbajë përgjegjësi për mos-respektim të ligjit për pagesë minimale? A do të mbetemi ne të punësuarit e administratës dhe gjyqësorit të vetmit në vend që do të marrim pagë nën pagën minimale?”, pyeti Ajshe Osmani – e punësuar në Fondin për Sigurim Shëndetësor në Gostivar.

Borçe Brajkovski – kryetar i SPOGJ në Gostivar, theksoi se në protestë disa punonjës dhe udhëheqësia e institucioneve nuk u janë bashkangjitur. Ai tha se arsyet nuk i dinë, por gëzon fakti që kanë gjetur mbështetjen e të punësuarve që nuk janë pjesë e sindikatës.

“Këtu kemi disa anëtarë që janë të Sindikatës dhe nuk kanë dalë në protestë dhe cilat janë arsyet, ata vetë e dinë atë, gjithsesi kjo është punë me vetë-dëshirë. Edhe udhëheqësia e dy institucioneve, edhe ata nuk kanë dalë. Nga këta kolegë që i shihni këtu të pranishëm në këtë protestë, janë anëtarë të Sindikatës dhe një pjesë e madhe e të punësuarve nuk janë anëtarë të Sindikatës dhe japin mbështetje të madhe pasi bëhet fjalë për përmirësim të standardit jetësorë për të gjithë të punësuarit në administratë dhe gjyqësorë”, deklaroi Borçe Brajkovski – kryetar i SPOGJ në Gostivar.

Advertisement

Pas këtyre protestave dy ditore me nga dy orë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, Bjarkovski tha se SPOGJ do të roganizojë protesta të tjera, të cilat do të jenë më radokale. Sipas njoftimeve të SPOGJ-it protesta janëzhvilluar në të gjitha ato institucione ku kanë sindikata, si ministri, agjenci, fonde, administrata dhe gjykata. Në Gostivar pos dy institucioneve të lartpërmendura, punën për dy orë e kanë ndërprerë edhe një pjesë e administratës së Komunës së Gostivarit.

Gostivar: FSSH dhe FSPI ndërprenë punën dy orë, kërkojnë rritje të pagave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy