Gostivari për 48 orë shënon 5 persona të vdekur si pasojë e coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë te Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme përveç 104 pacientëve të shëruar sot kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë. Një pacient është nga Shkupi (59) një nga Struga (65) dhe dy nga Gostivari (71 dhe 76).

Me vdekjet e sotme, Gostivari për 48 orë ka shënuar 5 vdekje si pasojë e coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në anën tjetër autoritetet shëndetësore tashmë kanë nisur të bëjnë analizën e vdekshmërisë së lartë nga coronavirusi dhe raporti pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim.

Një ndër arsyet pse kemi vdekshmëri të larta përmendet edhe mosparaqitja në kohë te mjeku për shkak të shërimit në kushte shtëpiake./Telegrafi/

Advertisement

Gostivari për 48 orë shënon 5 persona të vdekur si pasojë e coronavirusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy